Milani dhe Interi po vazhdojnë negociatat me Komunën e Milanos për ndërtimin e një stadium të ri, që do të ndërtohet në të njëjtën zonë ku është San Siro, ndërsa së fundi janë prezantuar edhe dy projektet më të reja.
Bëhet fjalë për dy vepra të realizuara nga studio Populous dhe Manica/Sportium, të cilat janë përditësuar me kërkesat që ka pasur komuna për të marr edhe miratimin për nisjen e punimeve.
Një prej kërkesave të këshillit ishte që stadium aktual të ri-funksionalizohej stadium aktual, ndryshe nga projekti i mëparshëm i dy klubeve të qytetit, që parashikonte prishjen e tij pasi të kishte përfunduar ndërtimi i të riut.
“Klubet e Interit dhe Milanit kanë dorëzuar sot në Komunën e Milanos projektet për ndërtimin e stadiumit të ri, të cilat janë ripunuar në bazë të 19 kritereve të vendosura nga këshilli bashkiak”.
“Në projektet e reja parashikohet rikualifikimi i stadiumit të vjetër, për t’u përdorur si qendër tregtare, argëtimi dhe sportive”, thuhet në komunikatën e përbashkët të dy klubeve.
/Telegrafi/