Interi dhe Atalanta kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin italian, Serie A, ku portieri shqiptar Etrit Berisha është titullar te mysafirët.
Nerazzurrët janë nikoqir të Atalantas në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit italian.
Skuadra e Luciano Spallettit për përjeton një super fillim sezoni pa asnjë humbje deri më tani, por në ndeshjen e fundit kanë barazuar në shtëpi dhe duan t’i kthehen fitoreve.
Spogliatoio pronto! 👕👟⚫️🔵#InterAtalanta #ForzaInter pic.twitter.com/Wz8qhuT9UY
— Inter ⭐⭐ (@Inter) November 19, 2017
Në anën tjetër, Atalanta nuk po qëndron edhe mirë këtë sezon dhe në dy ndeshjet e fundit nuk ka fitore, kështu që do ishte e kënaqur edhe me një barazim.
#InterAtalanta l’arrivo negli spogliatoi del Meazza della nostra squadra del 🖤💙#GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/JKk0d49viq
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) November 19, 2017
Të dy trajnerët kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme për këtë ndeshje, por te Interi ka një ndryshim me Davide Santonin në vend të Yuto Nagatomos, ndërsa te mysafirët titullar është portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.
Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Miranda, Skriniar, Santon; Vecino, Gagliardini; Candreva, B.Valero, Perisic; Icardi.
Atalanta: Berisha; Toloi, Palomino, Masiello; Hateboer, de Roon, Cristante, Kurtic, Castagne; Ilicic, Gomez
/Telegrafi/