Interi ka fituar me rezultat të thellë 6-1 në shtëpi ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Serie A.
Nerazzurrët kanë arritur t’i kthehen fitores pas humbjes në derbi nga Juventusi, duke u shfryrë te Bologna.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Edin Dzeko (26’), Federico Dimarco (36’, 48’), Lautaro Martinez (42’), Hakan Calhanoglu (59’) dhe Robin Gosens (76’) për vendasit, ndërsa Charalampos Lykogiannis (22’) shënoi për mysafirët.
⚽⚽⚽⚽⚽⚽#InterBologna #ForzaInter
Powered by @Moncler pic.twitter.com/ksziqRjNc1
— Inter ⭐⭐ (@Inter) November 9, 2022
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte italiani Dimarco, i cili pas dy golave u vlerësua me notë 8.5.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin Lukasz Skorupski që u notua me 5.0.
Për rreth 20 minuta në këtë ndeshje luajti edhe shqiptari Kristjan Asllani, i cili mori notë 6.7.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/