Telegrafi

Inter 2-2 Parma, notat e lojtarëve – Shkëlqen Gervinho

Interi ka barazuar në shtëpi ndaj Parmas me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Serie A.

Ekipi i Antonio Contes nuk ka arritur të vazhdojë me fitore, pasi është ndalur me barazim nga Parma në Giuseppe Meazza.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Marcelo Brozovic (64’) dhe Ivan Perisic (90+) për Interin, ndërsa Gervinho (46’, 62’) për Parman.

Lexo po ashtu Interi ndalet në shtëpi, barazon me Parman

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi Gervinho, i cili pas dy golave të shënuara u notua me 8.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin Samir Handanovic që u vlerësua me notë 5.7.

Inter:

Parma:

/Telegrafi/