Telegrafi

Inter 2-1 Verona, nota e Rrahmanit dhe të tjerëve

Lautaro Martinez - Amir Rrahmani (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Interi ka fituar me rikthim 2-1 ndaj Hellas Veronas në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.

Nerazzurrët kanë arritur edhe fitoren e tretë me radhë në kampionat duke mposhtur Veronan dhe duke rikthyer edhe pozitën e parë në tabelë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Matias Vecino (65′) dhe Nicolo Barella (83′) për Interit, ndërsa për Veronan shënoi Valerio Verre (19′).

Lexo po ashtu Interi fiton me rikthim ndaj Veronas së Rrahmanit, bëhet lider në Serie A

Lojtarët më të vlerësuar në këtë sfidë ishin Vecino dhe Stefan de Vrij, të cilët u notuan me 7.9.

Matias Vecino (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për sulmuesin e vendasve, Lautaro Martinez, i cili u vlerësua me notë 5.8.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani që pati paraqitje të mira dhe u notua me 6.9.

Inter:

Verona:

/Telegrafi/