Telegrafi

Inter 2-1 Spezia, notat e Ismajlit dhe të tjerëve

Interi ka fituar me rezultat 2-1 ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Spezian, e vlefshme për javën e 13-të në Serie A.

Nerazzurrët kanë vazhduar serinë e fitoreve radhazi, duke e çuar numrin e fitoreve në gjashtë sosh.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Achraf Hakimi (51’) dhe Romelu Lukaku (71’) për Interin, ndërsa për Spezian shënoi Roberto Piccoli (90+).

Lexo po ashtu Interi merr fitoren e gjashtë radhazi, mposht Spezian

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi anësor i Interit, Hakimi, i cili u vlerësua me notë 8.0.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për sulmuesin e mysafirëve, M’Bala Nzola që u notua me 5.5

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli, i cili pati paraqitje superiore duke u vlerësuar me 7.2.

Inter:

Spezia:

/Telegrafi/