Interi i është kthyer fitoreve në Serie A, pasi kanë mposhtur Empolin me rezultat 2-0.
Nerazzurrët kanë dominuar ndeshjen e luajtur në San Siro, duke arritur ta mposhtin me lehtësi Empolin, të cilëve ia shënuan në të dy pjesën nga një gol.
Fillimisht shënoi italiani Citadin Eder, i cili shënoi në minutën e 14-të, ndërsa goli i dytë erdhi nga Antonio Candreva, që shënoi nga afërsia në minutën e 54.
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar ishte mesfushori Roberto Gagliardini, i cili u notua me 8.7, ndërsa nota më e ulët i takoi Massimo Maccarones, që u notua me 5.9.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Federic Veseli, luajti për 90 minuta dhe ishte ndër tre më të mirët e skuadrës së tij, duke u vlerësuar me notën 6.9. /Telegrafi/
Inter:
Empoli: