Interi dhe Torino janë ndarë në paqe në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Serie A pasi kanë barazuar me rezultat 1-1.
Nerazzurrët kanë vazhduar serinë pozitive këtë sezon në kampionatin italian, megjithatë jo me fitore, por me një barazim ndaj një kundërshtari të vështirë si Torino.
Golat në këtë takim u shënuan nga Eder Citadin Martins (79’) për Nerazzurrët, ndërsa për mysafirët e Torinos shënoi Iago Falque (60’).
Nota më e lartë e ndeshjes ishte 7.7 dhe shkoi për shënuesin e golit Falquen dhe bashkëlojtarin e tij, portierin Salvatore Sirigu, ndërsa nota më e ulët 6.0 shkoi për Joel Obin.
Te Interi, lojtari më i vlerësuar ishte mbrojtësi Milan Skriniar, i cili u notua me 7.5, ndërsa partneri i tij, Joao Miranda dëshpëroi me paraqitje. /Telegrafi/
Inter:
Torino: