Interi ka fituar në shtëpi ndaj Genoas me rezultat 1-0 në kuadër të ndeshjes së vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit italian, Serie A.
Skuadra e Luciano Spalletti i është kthyer fitoreve në ndeshje ndaj Genoas, pas barazimit 1-1 përball Bolognas në takimin e fundit.
Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në fund, ku Danilo D’Ambrosio shënoi në minutën e 87 pas harkimit të Joao Marios.
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht mbrojtësi D’Ambrosio, i cili u notua me 8.1, ndërsa nota më e ulët shkoi për Stephane Omeonga që u notua me 5.6. /Telegrafi/
Inter:
Genoa: