Real Madridi ka fituar në udhëtim te Interi me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve.
Mbretërit kanë marrë një fitore të madhe te Nerazzurrët, fitore e cila i ngrit gjasat e tyre për të kaluar tutje nga Grupi B.
Golat në këtë fitore të Mbretërve u shënuan nga Eden Hazardi nga penalltia në minutën e shtatë dhe një autogol nga Achraf Hakimi në minutën e 59-të.
Lojtarët më të vlerësuar të kësaj ndeshje ishin dyshja Hazard dhe Nacho, të cilët u vlerësuan me notë 8.2.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Arturo Vidal, i cili pas kartonit të kuq u notua me 4.6.
Inter:
Real Madrid:
/Telegrafi/