Interi është mposhtur në shtëpi nga Fiorentina me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Serie A.
Nerazzurrët kanë shijuar edhe humbjen e tretë radhazi apo të katërtën nga pesë ndeshjet e fundit, teksa Fiorentina ka marrë fitoren e pestë radhazi në kampionat.
Goli i vetëm në këtë fitore të klubit Viola erdhi në minutën e 53-të dhe u shënua nga Giacomo Bonaventura.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i Fiorentinës, Christian Biraghi, i cili u vlerësua me notë 7.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Antonin Barak që u notua me 6.3.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/