Site icon Telegrafi

Inteligjenca Artificiale nuk rrezikon punën tuaj, por dikush që di se si ta përdorë atë

Me popullaritetin e madh të chatbotit ChatGPT, lindi frika nëse disa punëtorë do të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale.

Richard Baldwin, një ekonomist dhe profesor në Institutin e Diplomuar të Gjenevës në Zvicër, thotë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar – për sa kohë që njerëzit dinë se si ta përdorni atë, transmeton Telegrafi.

“Inteligjenca Artificiale nuk do të marrë punën tuaj”, tha Baldwin gjatë një paneli në Samitin e Rritjes së Forumit Ekonomik Botëror 2023. “Është dikush që përdorë Inteligjencën Artificiale që do ta marrë punën tuaj”.

Lexo po ashtu A rrezikon ChatGPT eliminimin e miliona vendeve të punës? Flet shqiptarja Mira Murati

Inteligjenca Artificiale, deklaroi Baldwin, ka potencialin për të ndihmuar punëtorët të bëjnë punën e tyre më mirë. Një infermiere që përdor një mjet mjekësor të Inteligjencës Artificiale, për shembull, do të ishte “shumë më i aftë se sa ishte më parë”, tha ai.

“Inteligjenca Artificiale është në thelb urtësi në një kanaçe”, tha ai. “Po u jep më shumë fuqi të gjithë punëtorëve, por veçanërisht atyre punëtorëve mesatarë”.

Profesori tha se mjetet sikurse ChatGPT do të barazojnë punën e shtrenjtë dhe të talentuar të disa punëtorëve me 20 vjet eksperiencë brenda një nate. /Telegrafi/

Exit mobile version