Telegrafi

Instruktori i kikboksit ndaloi një plaçkitës që po i vidhte në shtëpi, derisa arriti policia

Leandro Bogao është instruktori i kikboksit, që e ndaloi një plaçkitës që kishte hyrë në shtëpinë e tij në Buenos Aires të Argjentinës.

Derisa ishte duke fjetur, ai dëgjoi të lehurat e qenit të fqinjit dhe doli të shikonte se çfarë po ndodhë, kur pa dy hajna që përpiqeshin të iknin me televizionin që ia kishin vjedhur, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ishin të armatosur, ai arriti që t’i mposhtë, derisa njërin prej tyre e kapi dhe nuk e lëshoi derisa arriti policia për ta arrestuar.

Gjatë shtrëngimit që i bëri, plaçkitësi humbi ndjenjat dhe kur i është kthyer vetëdija, ishte shumë i trullosur.

Ai tha se plaçkitësi është daja tij, derisa shtoi se banon në një shtëpi shumë afër babit të tij.

Raportohet se ai është dërguar në mbajtje, derisa shoqëruesi tij është ende në kërkim. /Telegrafi/