Site icon Telegrafi

Instiuti IDEA: Shqiptarët dhe romët disproporcionalisht të përfaqësuar në kategori sociale në Maqedoni

Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA ka publikuar ku ka analizuar numrin e pranuesve të ndihmës sociale sipas rajoneve dhe komunave në nivel të rajoneve dhe me fokus të veçantë rajonin e Shkupit. Rezultatet e analizës tregojnë një nivel të lartë të pabarazisë etnike. Kjo pabarazi vërehet qartë si nga dallimi në mes rajoneve në numrin e përgjithshëm të familjeve në asistencë sociale, po ashtu edhe nga numri i pranuesve të ndihmës sociale brenda rajonin e Shkupit.

“Sa i përket rajoneve, rajoni me më së shumti familje pranuese të ndihmës sociale është rajoni i Shkupit me gjithësej 8,668 familje, pasuar nga rajoni i Pollogut me 5,895 familje, të cilat janë rajone ose me shumicë shqiptare ose me numër të konsiderueshëm të shqiptarëve dhe romëve. Rajonet me më së paku familje pranuese të ndihmës sociale janë rajoni Lindor me gjithsej 2507 familje si dhe rajoni i Vardarit me 2,712 familje, të cilët në përgjithësi janë të banuar me popullsi maqedon.

Sa i përket rajonit të shkupit, dallimi në mes etnive është jashtëzakonisht i madh. Edhe pse shqiptarët përbëjnë vetëm 25.21% të totalit të popullsisë së 17 komunave të rajonit të Shkupit, ato përbëjnë 61.36% të familjeve të cilët marrin ndihmë sociale në këto 17 komuna. Një disbalanc i theksuar shihet edhe tek popullsia rome, e cila edhe pse vetëm 3.15% e popullsisë totale, përbën 25.32% të familjeve të cilët marrin ndihmë sociale në komunat e rajonit së Shkupit. Në anën tjetër, disbalanc i kundërt vërehet me popullsinë e etnisë maqedone, e cila edhe pse përbën 56.08% të popullsisë totale, ajo përbën vetëm 9% të familjeve të cilat marrin ndihmë sociale”, sqarojnë nga ky Institut.

Brenda rajonit të Shkupit, siç tregojnë studimet tre komunat me më së shumti pranues të ndihmës sociale janë komuna e Shuto Orizares me 2,189 pranues (22.71% nga totali i rajonit të Shkupit), komuna e Çairit me 2,027 pranues (20.94% nga totali) dhe komuna e Sarajit me 1,055 pranues ( apo 10.90% nga totali). Pra, vetëm këta 3 komuna përbëjnë 54% të numrit të përgjithshëm të pranuesve të ndihmës sociale në rajonin e Shkupit, ndërsa së bashku me komunën e Studeniçanit përbëjnë 64% të numrit të tërishëm të pranuesve. Në anën tjetër, 3 komunat me më së paku numër total të pranuesve të ndihmës sociale janë komuna e Zelenikovës me 55 pranues, ajo e Ilindenit me 71 pranues si dhe ajo e Sopishtes me 74 pranues.

Instituti IDEA rekomandon studime më të detajuara në këtë sferë si dhe masa më konkrete me të cilat do të zbutej kjo pabarazi në pasigurinë financiare të familjeve të etniteteve në Maqedoninë e Veriut.

Exit mobile version