Telegrafi

Instituti i Shëndetësisë reagon për situatën e krijuar në Pejë pas erërave të forta, shprehen të gatshëm për t’iu ndihmuar qytetarëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje që komuna e Istogut, Klinës e Pejës, të kenë kujdes për shkak të erërave të forta që kanë shkaktuar dëme të mëdha gjatë dy natës së mbrëmshme.

Sipas njoftimin, ekipet e këtij Instituti në Pejë sot e kanë takuar Drejtorin e Emergjencave të kësaj komune dhe anëtarët e Shtabit të Emergjencës që vlerësojnë dëmet.

“Komunat Istog, disa pjesë të Klinës e Pejës duhet të kenë kujdes këto ditë nga era e fortë e cila ka shkaktuar dëme të mëdha që ka pasuar me ndërprerje të rrymës elektrike e ujit të pijshëm dhe duke rrëzuar kulme shtëpish ka rrezikuar shëndetin publik por fatmirësish nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në njoftim.

Ky Institut është shprehur i gatshëm që gjatë ditëve në vijim të kujdesen për qytetarët dhe të vlerësojnë rreziqet për shëndet në situatën e krijuar, sidomos në ndërprerjet e ujit e të rrymës.

Njoftimi i plotë:

Qytetarë të Rajonit të Dukagjinit!

Kujdes nga era e fortë!

Komunat Istog, disa pjesë të Klinës e Pejës duhet të kenë kujdes këto ditë nga era e fortë e cila ka shkaktuar dëme të mëdha që ka pasuar me ndërprerje të rrymës elektrike e ujit të pijshëm dhe duke rrëzuar kulme shtëpish ka rrezikuar shëndetin publik por fatmirësish nuk është raportuar për të lënduar.

Ekipet e Institutit Kombëtar në Pejë sot kanë takuar Drejtorin e Emergjencave të Komunës së Pejës dhe si anëtar të Shtabit Emergjencës po vlerësojnë dëmet secili nga fushëveprimi.

Shëndetësisë Publike duke ndërmarrë masat e duhura dhe janë të gatshme në ditët në vijim të kujdesen për qytetarët tanë dhe të vlerësojnë rreziqet për shëndet në situatën e krijuar e veçmas nga ndërprerjet e ujit e të rrymës. /Telegrafi/