Instituti i Financave Ndërkombëtare (IIF) ka përgjysmuar perspektivën e rritjes së prodhimin botëror për vitin 2022, duke përmendur efektet ekonomike të pushtimit rus të Ukrainës, përgjigjen e Kinës ndaj valës së COVID-19 dhe politikat monetare kontraktuese në Shtetet e Bashkuara.
Bazuar në vlerësimet e reja, ky grup tha se është shtuar rreziku i recesionit, pasi rritja reale pritet të jetë e ulët.
“Rreziku i një recesioni botëror është rritur. Në këtë kontekst, ne presim që flukset jorezidente drejt tregjeve në zhvillim do të reduktohen ndjeshëm”, shkruajnë ekonomistët e IIF në një raport.
IIF uli parashikimin për rritjen botërore të Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2.3 për qind nga 4.6 për qind, duke vlerësuar se Shtetet e Bashkuara, vendet e Eurozonës dhe Japonia do të rriten me një normë prej 1.9 për qind. Po ashtu, IIF pret që rritja e Kinës të ngadalësohet në 3.5 për qind nga 5.1 për qind.
New Capital Flows Report: We are lowering our global growth forecast due to Russia’s invasion of Ukraine & uncertain China growth prospects given severe lockdowns. We expect global growth of around 2.3% in 2022, compared to earlier forecast of 4.6%.
🔒: https://t.co/XFXz3sT5mw pic.twitter.com/VzfAInJiOR
— IIF (@IIF) May 26, 2022
Rritja ekonomike në Eurozonë ishte ulur në 1 për qind nga 3 për qind, kryesisht për shkak të efekteve të pushtimit të Ukrainës.
Ndalimet e eksportit të mallrave bujqësore në Rusi dhe në Indi, si dhe ndërprerja e pritshme e sezonit të mbjelljes dhe të korrjes në Ukrainë, u përmendën në këtë raport pasi IIF paralajmëroi se ekzistonte një rrezik i madh për pasigurinë botërore për furnizimet me ushqime. /Telegrafi/