Telegrafi

Institucionet fajtore për mos liberalizim të vizave (Video)

Foto: Arkiv

Liberalizimi i vizave mbetet brenga më e madhe për qytetarët e vendit. Ani pse ka kohë që qytetarëve të Kosovës u është premtuar se brenda periudhave të caktuara kohore do të mund të lëvizin lirshëm nëpër Evropë, kjo çështje nuk po duket në horizont.

Lidhur me këtë çështje ditë më parë reagoi edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli duke e quajtur të pa kuptimit krijimin e mureve për lëvizjen e qytetarëve të Kosovës.

Skeptik për liberalizimin e vizave për këtë vit e sheh edhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare Afrim Hoti.

Ai thotë se fajtor janë vetëm institucionet e vendit.