Site icon Telegrafi

INSTAT: Shpenzimet buxhetore për paga më të ulëtat që nga 1993

Edhe pse fondi i pagave për punonjësit në sektorin publik në Shqipëri ka ardhur me rritje vit pas viti, vlera e tyre në raport me PBB ka pësuar rënie te vazhdueshme gjatë dy dekadave të fundit.

Në vitin 2018, shpenzimet për pagat në shtet ishin sa 3.8 për qind e PBB-së, duke shënuar kështu nivelin më të ulët historik së paku nga viti 1993.

Shpenzimet për paga në raport me PBB-ne kane shënuar luhatje nga viti në vit. Por që nga 2009 në vitin 2018 ato kanë pësuar ulje sistematike, duke shkuar nga 4.7% e PBB-së në 3.8% për qind të PBB-së.

Paga mesatare në sektorin shtetëror arriti 61,600 lekë në fund të vitit 2017 me një rritje 11.5% që në raport me vitin 2016. Kjo është rritja më e madhe e shënuar që nga viti 2007 kur qeveria Berisha aplikoi një rritje agresive të pagave gjatë periudhës 2005-2008.

Sipas të dhënave të INSTAT paga reale në shtet në vitin 2017 u rrit me 7.8 për qind pas një qëndrimi në vendnumëro për 3 vitet paraardhëse, raporton Bw.

Të dhënat e azhurnuara për pagën reale në sektorin shtetëror tregojnë se ritme e larta të rritje u panë përgjatë viteve 2000-2009, ku ritmet e rritjes ishin në intervalet 8-17%.

Por pas vitit 2013 qeveria ndërmori masa kursimi për shkak se borxhi publik kishte kaluar 70%, teksa të ardhurat buxhetore nuk po rriteshin.

Për rrjedhojë Shqipëria ofron shpenzimet më të ulëta në Rajonpër paga si në vlera ne to si në raport e me PBB-në.

Matur me paritetin e fuqisë blerëse (PPP) të cilat llogariten për dallimet e nivelit të çmimeve midis vendeve në, nivelet më të larta të pagave u gjetën në Malin e Zi dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa Shqipëria mbetet shumë prapa dhe ishte në fundin më të ulët të shkallës së pagave, thuhet në raportin periodik rajonal të Bankës Botërore./Monitor

Për krahasim, të gjithë perëndimore vendet e Ballkanit (përveç Shqipërisë) kanë raportuar nivele më të larta pagash sesa Bullgaria. Pagat në Mal të Zi gjithashtu tejkaluan nivelin e Hungarisë. /Telegrafi/

Exit mobile version