Site icon Telegrafi

INSTAT: Rritet me 8% numri i të punësuarve në industri

Numri i të punësuarve në industrinë përpunuese në Shqipëri u rrit me 7.9 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015.

Sipas anketës së publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave (INSTAT), “Statistikat afatshkurtra të ndërmarrjeve ekonomike” për tremujorin e tretë 2016, ndryshimi vjetor i numrit i të të punësuarve me pagesë në ndërmarrjet që operojnë në aktivitetin “Industri”, ku përfshihen industria nxjerrëse dhe përpunuese, shënoi një rritje 4,8 për qind.

Ky tregues, vërehet nga të dhënat e INSTAT-it, paraqitet me rritje edhe në aktivitetet “industri përpunuese” me 7,9 për qind. Në aktivitetin “grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë” numri i të punësuarve u rrit me 4,0 për qind, ndërsa në aktivitetin “energji elektrike, gaz, avull” numri i të punësuarve shënoi rritje prej 0,8 për qind.

Edhe krahasuar me tremujorin e dytë të këtij vitit, numri i të punësuarve me pagesë në ndërmarrjet e aktivitetit “industri” u rrit me 0,8 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version