Vizitorët po mblidhen në High Line të famshëm të New Yorkut për të parë instalimin më të fundit artistik.
Skulptura e pëllumbit 4.8 metra e gjatë i ka habitur vizitorët dhe vendasit.
Bëhet e ditur se skulptura e artistit Ivan Argote e titulluar “Dinosauri” përshkruan një pëllumb të madh që shikon mbi shtetin amerikan, përcjell Telegrafi.
“Kjo është qesharake”, tha Joaquin Eleno, vizitor në High Line.
“E shikova, qesha. Nuk mendoja se ishte e vërtetë. Dhe më pas e konfirmova me një person tjetër. Dhe gjithçka që ndjeva ishte një emocion në zemrën time”, shtoi Eleno.
Siç raportohet, “Dinosauri” do të shfaqet edhe për 18 muajt e ardhshëm. /Telegrafi/