Instagram ka lansuar një veçori të re të quajtur Remix, e cila ofron një mënyrë për të kapur videon tuaj Reels së bashku me videon nga një përdorues tjetër.
Opsioni është i ngjashëm me opsionin ekzistues ‘Duet’ të TikTok, i cili gjithashtu lejon përdoruesit të reagojnë ose të bashkëveprojnë me përmbajtjen e videos së një personi tjetër ndërsa krijojnë videon e tyre, transmeton Telegrafi.
Në TikTok, duetet janë një pjesë kryesore që e bën aplikacionin të ndihet më shumë si një rrjet social, dhe më pak si një përvojë pasive e shikimit të videos. Përdoruesit përdorin ‘Duet’ për të kënduar, luajtur, ose vepruar me videon e një përdoruesi tjetër.
Ndërkohë, konkurrentët e TikTok – të tilla si Instagram Reels, Snapchat’s Spotlight ose YouTube’s Shorts, për shembull, filluan përvojat e tyre me video në një formë të shkurtër, pa opsionet që TikTok kishte, por gjithashtu edhe pa angazhimin e përdoruesve të tjerë në video ose mundësi të shumta për redaktimin e videos, duke bërë aplikacionet e tjera ndjehen si kopje të zbehta të origjinalit.
Instagram Remix është hapi i parë drejt ndryshimit të këtij perceptimi, duke u ofruar krijuesve të rinj të paktën një mundësi të rëndësishme për t’u angazhuar dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe për t’u argëtuar me kolegët ose miqtë e tyre. /Telegrafi/
Re-re-re-remix 🤩
Now you can use the Remix feature in Reels to create your own reel next to one that already exists 🎭
Whether you’re capturing your reaction, responding to friends or bringing your own magic to trends, Remix is another way to collab on Instagram ✨ pic.twitter.com/eU8x74Q3yf
— Instagram (@instagram) March 31, 2021