Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të jetë një emër shumë i përfolur në mediat ndërkombëtare.
Së fundmi, ajo tregoi se ka realizuar ëndrrën e saj të madhe, duke pozuar për kopertinën e revistës më të madhe në Britani, “Vogue”.
Me këtë rast, këngëtarja shqiptare ka dhënë edhe një intervistë dhe po ashtu ka realizuar një set të ri fotografik.
Në këtë fotosesion, ajo vjen mjaft e veçantë, duke pozuar në reliev të hapur, për të marrë kështu pamjen e një femre nga kohët e lashta.
Në një prej imazheve, Lipa shfaqet edhe mjaft provokuese, duke vënë në pah gjoksin e saj atraktiv.
Këngëtarja ka falënderuar gjithashtu të gjithë bashkëpunëtorët e saj për realizimin e kësaj kopertine kaq të veçantë.
Fotografitë e saj kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente nga 22 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Përndryshe, pak javë më parë, ajo është prezantuar në shfaqjen “Jingle Ball” të iHeart Radio, ku ka mahnitur publikun me interpretimin e hiteve të saj më të fundit. /Telegrafi/