Industria e manikyrit është njëzëri kur është fjala për ngjyrat – bartet e pabashkuara, ndërkaq hit absolut është kombinimi i ngjyrave.
Nuanca të zjarrta dhe të shndritshme propozohen për këtë pranverë, derisa tonet e errëta, të fuqishme dhe të thella do të jenë jetë befasuese për këtë verë, transmeton Telegrafi.
Kthim të madh do të kenë ngjyrat e zjarrta, pothuajse sikur ngjyra neoni dhe fluoreshente me të cilat do ta bëjmë tërë manikyrin apo do t’i përdorim si shtojcë, për të theksuar atë në ngjyrën e preferuar.
Edhe një risi e cila na vjen quhet manikyr split apo trend kontrasti i lartë – si në ngjyra, ashtu edhe në teksturë të thonjve.
Manikyrin në njërën dorë e bëjmë me llak në nuanca të buta pasteli me shkëlqim, ndërsa dorën tjetër e bëjmë me llak ngjyrash të forta të errëta mat.
/Telegrafi/