Site icon Telegrafi

Inspektoriati i mjedisit jetësor konstaton ndotje tejmase të ajrit nga deponia ”Drislla”

Deponia rajonale ”Drislla” në Shkup është vizituar nga inspektorët e mjedisit jetësor më 1 dhjetor, përcjell Telegerafi Maqedoni.

Me këtë rast, Inspektoriati ka vërtetuar se nga djegia e mbeturinave në furën për mbetje medicinale ajri ndotet me monoksid karboni, sulfur, dyoksid karboni dhe pluhur.

Për shkak të rezultateve negative, Inpektoriati Shtetëror për Mjedis Jetësor ka inicuar procedurë në pajtim me Ligjin për cilësi të ajrit mjedisor, respektivisht Ligjit për mjedis jetësor për persona juridi.

Gjithashtu Inspektoriati ka marrë Vendim për kufizimin e punës së fureës për mbetje medicinale në vetëm 8 orë, në periudhën nga ora 07:00 deri ora 19:00./Telegrafi/

Exit mobile version