Telegrafi

Inspektorët tmerrohen nga papastërtia e një lokali ushqimor (Foto)

Në Mançester të Anglisë, inspektorët e kanë mbyllur menjëherë një lokal ku shërbeheshin ushqime të shpejta, shkaku i papastërtisë së kuzhinës.

Mbetjet e miut jo vetëm që e kishin mbuluar dyshemenë, por ndodheshin edhe pranë dërrasës për prerjen e ushqimit, si dhe në thasët e hapur të miellit, transmeton Telegrafi.

Yndyra e shtresuar nëpër kazanët për zierje, ushqime të mykura në të gjitha anët, si dhe një ‘pishinë’ me ujë të ndytë prapa lavamanit, janë disa nga arsyet e shumta që është mbyllur ky vend.

Mishi i pulës është lënë në një kovë së bashku me gjak, në frigorifer kishte edhe plehra, kurse i gjithë vendi mbante erë të rëndë.

Mbi pronarin e lokalit rrëndojnë katër akuza për mungesë higjiene, ndërsa ai rrezikon gjobë të rëndë dhe humbje të licencës për shërbim të ushqimit, po që se shpallet fajtor. /Telegrafi/