Site icon Telegrafi

​Inspektorati i Prishtinës dhe Policia me aksion të përbashkët në lokalet e natës

Inspektorati i Prishtinës nën asistimin e zyrtarëve policorë, mbrëmë kanë kontrolluar disa lokale në kryeqytet, për ta parë nga afër respektimin e rregullores që ndalon zhurmën, orarin e punës, si dhe rregullave të tjera me të cilat funksionojnë bizneset.

Inspektorati ka postuar disa fotografi, ku shihet se kanë qenë në disa lokale, megjithatë, ende nuk ka dhënë detaje nëse është gjetur ndonjë shkelje.

Përndryshe, rregullorja e orarit dhe ndalimit të zhurmave në Prishtinë, ka hyrë në fuqi para tre muajve dhe deri tash janë shqiptuar rreth 100 gjoba.

Projekti i mbrojtjes nga ndotja akustike po implementimet përmes instalimit të matësve të zhurmës në bizneset e gastronomisë.

Me këtë rregullore përcaktohet orari i punës për subjektet afariste në sektorin e gastronomisë, si dhe parandalimi dhe shmangia e efekteve të dëmshme, përfshirë bezdisjen e qytetarëve si rezultat i ekspozimit të zhurmës të krijuar nga sektori i gastronomisë, raporton kp.

Zonat në të cilat mund të ushtrohet veprimtari sipas orarit të përcaktuar në këtë rregullore përfshijnë zonën urbane, industriale dhe zonën rurale.

Exit mobile version