Telegrafi

Inspektorati Policor jep detajet për vrasjen që kreu polici në Gjilan

Një preson është vrarë nga arma e zjarrit, sot në orët e para të mëngjesit në rrugën “Nato 99” në Gjilan, ku dyshohet se autor i vrasjes është një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili është arrestuar.

Sipas Inspektoratit Policor, hetuesit kanë vazhduar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar në vendin e ngjarjes.

“Bazuar në hetimet preliminare, dyshohet se personi i dyshuar V. H. (pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Njësiti për Mbrojtje të Afërt), pas një mosmarrëveshje lidhur me një aksident ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës. Si pjesë e procedurës hetimore IPK ka konfiskuar një armë GLOCK 9×19 që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari në këtë rast dhe një karikator. Në veturën e të dyshuarit (zyrtarit policor) janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy revole të llojit Bereta. Hetuesit e IPK-së në bashkëpunim me njësitin rajonal të hetimeve kanë zbatuar edhe një urdhëresë për bastisje në fshatin Malishevë të Gjilanit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Lexo po ashtu Vrasje në Gjilan, dorasi dyshohet se është polic

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë incident, IPK thotë se do të vazhdojnë nga hetuesit në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës. /Telegrafi/