Site icon Telegrafi

Inspektorati në Prishtinë ndalon shitjen dhe therjen e kafshëve në rrugë

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, ka ndaluar dhe larguar shitësit e kafshëve dhe shpezëve si dhe therjen e tyre në rrugë dhe në hapësira tjera publike jo të përshtatshme.

Në njoftim thuhet se drejtoria e kësaj komune ka kërkuar që therja të bëhet në lokacione dhe hapësira më të përshtatshme, mundësisht në thertore të licencuara.

“Duke vlerësuar lartë respektimin e një riti fetar në prag të festës së Kurban Bajramit nga na e qytetarëve tonë, për shkak edhe të traditës sonë të shpërndarjes së mishit tek miqtë dhe familjarët, kemi kërkuar që therja të bëhet në lokacione dhe hapësira më të përshtatshme, mundësisht në thertore të licencuara”, njofton komuna.

Sipas Drejtorisë së Inspektoratit, ambienti në të cilën bëheshin therjet, bashkë me temperaturat e larta, përbënin rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve që ushqehen, por edhe për ata që iu shpërndahet.

“Inspektorati i kyeqytetit këtë aksion që do të vazhdojë edhe nesër, e ka zhvilluar i vetëm pa mbështetjen e inspektorateve tjera përgjegjëse në vendin tonë”, thuhet në fund të njoftim.

Exit mobile version