Komuna e Podujevës njoftoi të enjten se janë evidentuar parregullsi në disa biznese nga inspektorët komunalë.
Atyre u janë shqiptuar vërejtje dhe janë paralajmëruar se në rast të mosrepektimit të vendimeve nga Drejtoria e Inspektoratit do t’u shqiptohen gjoba kundërvajtëse.
“Drejtoria e inspeksionit ka vazhduar aksionin për inspektimin e të gjitha kafiterive, pastiqerive dhe të gjitha bizneseve të cilat operojnë në Komunën e Podujevës në rrugët “Skenderbeu”, “Nuhi Gashi” dhe “20 Qershori”. Janë shqiptuar vërejtje pasi që gjatë kontrolleve janë evidentuar parregullsi të ndryshme në këto biznese. Në rast të mosrespektimit të vendimeve nga ana e Drejtorisë së Inspeksionit dhe ligjeve në fuqi ndaj tyre do të shqiptohen gjoba kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje, thuhet se Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdojë me kontrolle të tilla dhe janë ftuar qytetarët që për çdo parregullsi të adresojnë ankesat në Drejtorinë e Inspeksionit. /Telegrafi/