Site icon Telegrafi

Inspektohen 53 sallone të masazheve në Kosovë, mbyllen 44

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me qëllim të marrjes së masave proaktive dhe verifikimin e  informatave  në terren ka hartuar një plan operativ në funksion të Inspektimit të Salloneve të Masazheve, plan i cili është realizuar në bashkëpunim dhe mbështetje të Inspektoreve nga MINT, ATK-së dhe Inspektorët e punës.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se të mërkurën plani  Operativ i koduar “Masazh- Dhjetori -2022”, është realizuar në nivel vendi dhe ka përfunduar me sukses të plotë.

“Aktivitetet parandaluese dhe rezultatet e këtij operacioni gjeni në vijim të përmbledhura në formë tabelare:  lokale të Inspektuara 53 gjithsej. Prej tyre 44 lokale janë mbyllur nga Inspektorët, si dhe janë shqiptuar gjoba për parregullsitë e evidentuara. persona të legjitimuar: meshkuj      – 29, femra – 116, shtetase të AL-së – 15, ndërsa në total 145”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sipas njoftimit shtetase të Tajlandës janë nëntë, shtetase të Rumanisë, një dhe shtetase të RKS-së janë 120.

“Shtetasit/et e huaja në mungese të paraqitjes së lejes së qëndrimit në bashkëpunim me Drejtorinë për  Migrim dhe Huaj do të trajtohen në bazë të ligjit për të huaj”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version