Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se Inspeksioni bashkë me Policinë e Kosovës është në aksion intensiv për të ndalur taksitë ilegale.
Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se aksioni do të vazhdojë deri në normalizimin e situatës.
“Qe disa ditë, inspekcioni bashkë me Policinë e Kosovës është në aksion intensiv për të ndalur taksitë ilegale. Sot në disa pika statike dhe lëvizëse për ta lehtësuar komunikacionin. Aksioni do të vazhdojë deri në normalizimin e situatës”, shkruan Ahmeti. /Telegrafi/