Site icon Telegrafi

Inspekcioni largon shitësit ambulant në Shesh (Foto)

Inspekcioni i Komunës së Prishtinës, ka filluar largimin e shitësve ambulant në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, rpaorton Telegrafi.
Inspekcioni nw largimin e shitësve ambulant po i asiston edhe Policia e Kosovës.


“Drejtoria e Inspekcionit në vazhdimësi iu ka tërhequr vërejtjen shitësve ambulantë duke kërkuar nga ata që t’i lirojnë hapësirat publike dhe pasi që të njëjtit nuk i kanë përfillur kërkesat e inspektoratit të Komunës së Prishtinës, sot Drejtoria e Inspekcionit ndërmori një aksion për lirimin e hapësirave publike me ç’rast janë larguar të gjithë shitësit ambulant nga sheshi kryesor i Prishtinës si dhe janë konfiskuar mallrat dhe shqiptuar gjobat për shitësit ilegal”, tha drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Xhelal Sveçla.

Në shesh ka vite që një numër i shitësve të telefonave mobil e deri te lodrat për fëmijë sigurojnë bukën e gojës, por se çfarë do të bëjnë dhe si do t’ia dali pas këtij aksioni të Inspeksionit mbetët të shihet. /Telegrafi/

Exit mobile version