Telegrafi

Inskenuan grabitje parash mes vete, arrestohen tre të dyshuar në Gjilan

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar në Livoq të Gjilanit, pasi të njëjtit në bashkëveprim kanë inskenuar grabitjen e një sasie parash nga njëri prej të dyshuarve.

Në njoftimin e Policisë thuhet se më 25.01.2022 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njëri prej tyre derisa ka qenë duke punuar në një kompani, dy të dyshuarit tjerë i kanë grabitur një shumë parash prej 1376euro.

“Gjatë intervistimit është vërtetuar se rasti është inskenuar në bashkëveprim mes të dyshuarve. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/