Një person (punëtor i postës së shpejtë), ka raportuar rrejshëm se kinse derisa ka qenë me veturë dy persona të panjohur (të maskuar) nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash prej 970 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:26 në fshatin Mazgit.
Tutje në raport bëhet e ditur se pas hetimeve është vërtetuar se ankuesi ka inskenuar rastin, ku i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Ankuesi mashkull kosovar punëtor i postës së shpejt, ka raportuar se derisa ka qenë me veturë dy persona të panjohur të maskuar, nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një shumë parsh prej 970€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Pas hetimeve është vërtetuar se ankuesi ka inskenuar rastin, ku i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/