Policia ka arrestuar një person në Viti, pasi që i njëjti kishte inskenuar rastin e grabitjes.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina” më datë 12 nëntor 2018 rreth orës 17:45.
“Raportohet se me 19.11.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që pas një punë hetimore, është vërtetuar se i njëjti kishte inskenuar rastin e grabitjes. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/