Napoli po kërkon me çdo kusht vazhdimin e kontratës me yllin e saj, Lorenzo Insigne.
Por gjiganti italian ka hasur në vështirësi për kontratën e re me lojtarin e saj kryesor.
Reprezentuesi italian kërkon një skuadër më të madhe dhe duket se e ardhmja e tij pritet të jetë në qytetin e modës.
Është gjiganti italian Milan që po kërkon me çdo kusht transferimin e Insignes në ‘San Siro’.
Pronarët e rinj të Milanit mendojnë t’i bëjnë dhuratë tifozëve me transferimin e Insignes.
25-vjeçari mund t’i bashkohet Milanit për një shumë të lartë prej 40 milionë eurove. /Telegrafi/