Site icon Telegrafi

Insektin që iu fut në kafkë, ia nxorën nga hunda (Video, +16)

Në Injambakkam të Indisë, një grua e njohur vetëm si Silvi i është nënshtruar procedurës së mundimshme për t’i nxjerrë nga koka një insekt të gjallë.

Pacientja 42-vjeçare kishte dhimbje të mëdha nga krijesa që i lëvizte në mes të ballit dhe i bënte presion të madh në sy, transmeton Telegrafi.

Pas 45 minutave, me anë të pincave që ia kanë futur në njërën vrimë të hundës, mjekët ia kanë dalë t’ia nxjerrin kacabunë që ishte ende gjallë.

“Dhimbjet e mëdha ma nxorrën gjymin dhe më bënin ta fërkoja ballin, sepse më dukej se më ishte kapur diçka”, ka thënë Silvi lidhur me rastin. “Sa herë që lëvizte, më shkaktonte djegie të ashpra dhe sytë më dukej se do të më pëlcisnin.”

Për fat të mirë, ajo është drejtuar menjëherë te mjeku, sepse insekti ka mundur të ngordhë dhe t’ia infektonte trurin. /Telegrafi/

https://youtu.be/Rr8VUWqmlFI

Exit mobile version