Telegrafi

Inkurajoi dy bionde të vallëzojnë mbi veturën me tavan të hapur, shoferi rrezikon gjobë të lart (Video)

Në momentin që u ndez drita e gjelbër në semafor, një shofer i paemëruar ndaloi në mes të një rruge të ishullit Majorca të Spanjës dhe bllokoi trafikun.

Derisa në pjesën e pasme të veturës me tavan të hapur, dy bionde vallëzonin në mënyrë provokuese, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, ai rrezikon gjobë prej 500 eurosh, si dhe t’i hiqen gjashtë pikë nga patenta, pasi bllokoi trafikun dhe hyri në kthesë në një rrugë të njëanshme.

Në anën tjetër, lëvizjet e njohura si ‘twerk’ që i bënë shoqërueset e tij, u kritikuan nga shikuesit e videos, pasi ishin të tepërta për tu bërë në publik.

Më poshtë mund të shihni momentin dramatik, që ato e realizuan teksa ndodheshin pranë një autobusi ku kishte edhe fëmijë. /Telegrafi/