Telegrafi

Injoroi shenjat e komunikacionit, futet në urën e ulët me kran – përplaset në urë

Ky është momenti kur një kran i montuar në një kamion të vogël përplaset në një urë që ishte më e ulët, dhe shoferi nuk i kishte përfillur shenjat paralajmëruese të trafikut.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur krani derisa i afrohej urës në Cradley Heath në West Midlands, Angli, pak sekonda më vonë përplaset në urë dhe nga goditja e fuqishme këputet nga kamioni, transmeton Telegrafi.

E publikimi i këtyre pamjeve ka nervozuar opinionin, që vazhdimisht pyesnin se si është e mundur që një shofer që ka patentë shoferë ta bëjë një gabim të tillë, duke marrë parasysh se sinjalizonin shenjat që ura është e ulët për mjete të mëdha.

Policia britanike u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të jenë më të vëmendshëm dhe në vazhdimësi të respektojnë dhe kontrollojnë shenjat e komunikacionit. /Telegrafi/