Andres Iniesta i ka shtuar edhe më shumë dyshimet se mund të largohet nga Barcelona, duke thënë se vazhdimi i kontratës nuk është çështje ekonomike.
Ai mund t’i bashkohet Dani Alves te Juventusi, pasi tash e disa ditë është duke u folur për një transferim të tij në Itali.
“Rinovimi nuk është çështje ekonomike”.
“Ka gjëra personale. Dua që me qetësi t’i peshoj disa gjëra që në fund ta marr vendimin e duhur”.
“Ndjehem në formë të mirë, jam i relaksuar, ua ta dëgjojë ofertën e Barcelonës, për të vendosur për të ardhmen personale dhe sportive, se çfarë do të ndodh në vitin e ardhshëm”.
“Sigurisht që nëse nuk luaj për Barcelonën, nuk do të luaj as kundër saj. Ëndrra ime ka qenë që të pensionohem me këtë fanellë, pra nuk kam arsye të ndryshoj. Megjithatë, zemra dhe koka më thonë që të mendoj disa gjera”, ka thënë Iniesta. /Telegrafi/