Kombëtarja e Spanjës ka barazuar në një miqësore luksi me Rusinë me rezultat 3-3.
Spanjollët kishin fitoren në duar por në fund rusët arritën të barazonin rezultatin për t’iu shmangur humbjes.
Dy gola për Spanjën u realizuan nga kapiteni Sergio Ramos ndërsa një tjetër nga mbrojtësi i majtë Jordi Alba.
Ramos dëshironte me çdo kusht të shënonte në këtë sfidë dhe ia arriti një gjëje të tillë.
Mbrojtësi i Real Madrid kishte një arsyeje të fortë për të shënuar gol, pasi dëshironte t’ia kushtonte djalit të tij Marco i lindur më 14 nëntor të vitit 2015.
Fillimisht mbrojtësi i ‘Los Blancos’, i kërkoi Marco Asesnsios t’ia lë një gjuajtje të lirë por nuk ia doli të shënonte gol.
E golin Ramos e arriti falë zemërgjerësisë së Andres Iniestas i cili edhe ia la penalltinë.
Mediat spanjolle kanë zbuluar edhe fjalët që ka përdorur Ramos duke ia kërkuar penalltinë Iniestas.
“Andres është e imja kjo penallti. E radhës do të jetë për ty. Është ditëlindja e djalit tim”, i tha Ramos mesfushorit të Barcelonës i cili nuk hezitoi dhe e la ta ekzekutojë penalltinë.
Por në pjesën e dytë, Ramos arriti ta shënoj edhe një gol tjetër nga penalltia, pasi kësaj radhe Iniesta nuk ishte në fushë.
Dy gola për ditëlindjen e dytë të djalit të tij, Ramos është shprehur shumë i lumtur për këtë gjë.
Gjithsesi gjesti i Iniestas për t’ia lënë penalltinë është përshëndetur shumë në Spanjë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=_uYTvUAnLWM