Andres Iniesta do të largohet nga skuadra e Barcelonës në fund të sezonit.
Mesfushori spanjoll ditë më parë deklaroi se ndeshja ndaj Romës ishte e fundit për të në Ligën e Kampionëve.
Me atë deklaratë, spanjolli la të kuptohej se do ta vazhdoj karrierën në një kontinent tjetër larg nga Evropa.
Tani mediat spanjolle kanë zbuluar se Iniesta karrierën e tij do ta vazhdoj në kampionatin kinez.
Tianjin Quanjian pritet të jetë skuadra e tij e re sipas asaj që ka lajmëruar Radio Catalunya.
33-vjeçari do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me klubin kinez dhe këtë do ta bëjë para kampionatit botëror.
E me tu transferuar në Kinë, Iniesta do të bëhet edhe futbollisti me pagën më të lartë në botë.
Tianjin i ka ofruar pagë vjetore prej 37 milionë eurove Iniestas dhe duket se kjo është arsyeja që mesfushori ofensivë ka pranuar transferimin në Kinë.
Mesfushori anësorë ka debutuar me skuadrën e parë të Barcelonës në vitin 2003 dhe që nga ajo kohë nuk ka ndërruar klub.
Reprezentuesi spanjoll deri më tani ka zhvilluar 668 ndeshje me fanellën e Barcelonë ku ka shënuar 56 gola dhe ka dhuruar 141 asistime. /Telegrafi/