Barcelona ka gjetur edhe golin e katërt në ndeshjen finale ndaj Sevillas në Copa del Rey.
Është mesfushori spanjoll, Andres Iniesta, i cili ka shënuar një gol të bukur për 0-4.
Goli i spanjollit erdhi pas një asistimit të mirë të Messit, ku pastaj Iniesta dribloi portierin.
Ky gol u shënua në minutën e 52-të të ndeshjes. /Telegrafi/