Telegrafi

Iniesta refuzon ofertat nga MLS

Ish-ylli i Barcelonës, Andres Iniesta raportohet se ka refuzuar një lëvizje në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2020.

35-vjeçari është nën kontratë me ekipin japonez Vissel Kobe deri në vitin 2021, dhe sipas raportimeve në gazetën Mundo Deportivo, ai synon të përfundoj kontratën me ekipin nga J League.

Ish-reprezentuesi i Argjentinës, Juan Sebastien Veron, tani presidenti i klubit argjentinas Estudiantes, konfirmoi se klubi kishte arritur tek përfaqësuesit e Iniestas në nëntor për një lëvizje të mundshme në Amerikën e Jugut, por ai e hodhi poshtë kalimin.

Lexo po ashtu Estudiantes konfirmon interesimin për transferimin e Iniestas

Por, ata nuk kanë hequr dorë nga shpresat për nënshkrimin e Iniestas në të ardhmen, me Veron që shpreson se Javier Mascherano mund të bindë spanjollin të lëvizë, kur ai të përfundojë transferimin e tij nga Hebei China Fortune muajin tjetër.

Megjithatë, pavarësisht lidhjeve të mundshme me Argjentinën, Iniesta nuk do të bëjë një lëvizje në MLS, me LA Galaxy, Seattle Sounders dhe Inter Miami të David Beckham që do të mbeten të gjithë të zhgënjyer. /Telegrafi/