Kreatori i lojës së Barcelonës, Andres Iniesta ka qenë në mesin e shumë lojtarëve që ishte kërkuar nga Kina.
Mediat spanjolle shkruajnë se spanjolli kishte refuzuar një mega-ofertë nga një klub i Superligës kineze.
Hiq më pak se 35 milionë në vit kishte refuzuar Iniesta, i cili duket se është i vendosur ta mbyll karrierën tek Barcelona, skuadër më të cilën ka fituar gjithë trofetë e mundshëm.
Kina po shndërrohet në destinacionin atraktiv për shumë lojtar, por jo për maestron e mesfushës katalanse.