Telegrafi

Iniesta prezantohet tek skuadra e re Vissel Kobe

Andres Iniesta është prezantuar nga skuadra e tij e re japoneze, Vissel Kobe.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se ylli spanjoll përfundimisht ka zgjedhur Japoninë si destinacionin e ri në karrierë.

Ndërsa, sot (e enjte) ka ardhur edhe prezantimi i Iniestas si lojtari më i ri i skuadrës Vissel Kobe.

Lexo po ashtu Iniesta e zgjedh Japoninë, do të nëshkruajë me Vissel Kobe

Prezantimi i mesfushorit spanjoll ka ardhur nga pronari i klubit, Hiroshi Mikitan, i cili ka folur për yllin e ri të skuadrës së tij, por nuk ka bërë publike asnjë detaj të marrëveshjes.

Iniesta dhe Mikitani gjatë prezantimit

“Iniesta është një lojtar i madh”, ka thënë fillimisht Mikitani gjatë prezantimit të Iniestas.

“Ai shënoi golin që i dha Spanjës Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, dhe arritjet e tij do të jetë një frymëzim për Vissel Kobe dhe futbollin japonez “, përfundoi ai.

Iniesta do ta bart numrin 8 edhe tek Vissel Kobe

Ndryshe, klubi Vissel Kobe është i zotëruar nga Hiroshi Mikitani, i cili është edhe pronar i firmës së njohur Rakuten, që është sponsor kryesor i FC Barcelonas.

Iniesta kishte oferta edhe nga Superliga e Kinës dhe ajo amerikane, Mayor League Soccer, por zgjodhi Japoninë. /Telegrafi/