Andres Iniesta dëshiron ta vazhdojë karrierën te Barcelona dhe kjo nuk është më një risi.
Por klubi ende nuk ka bërë hapa për ta vazhduar kontratën e tij.
Ai nuk la pa thumbuar disa nga drejtuesit e klubit.
“Duhet të pyesni drejtuesit se çfarë turni kam për të rinovuar. Unë personalisht dua ta përfundoj karrierën time te Barcelona”, deklaroi Andres Iniesta.
“Për momentin dua të shijoj gjithçka, stërvitem maksimalisht që qëndrimi im te Barca të zgjasë sa më shumë”.
“Interesimi i Manchester Cityt? Pep e di se çfarë mendoj unë dhe çfarë dua, dëshira ime më e madhe është ta përfundoj karrierën te Barcelona”.
Me këto fjalë Andres Iniesta i mbylli dyert interesimit të Citiziens në drejtim të tij. /Telegrafi/