Telegrafi

Iniesta për rikthimin te Barcelona: Synimet e mia janë të vazhdoj të luaj futboll  

Andres Iniesta (Getty Images)

Ish-kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta këmbëngul se nuk ka në plan të pensionohet dhe ndjehet i motivuar për t’u rikthyer të luajë futboll.

Mesfushori spanjoll aktualisht është me klubin japonez Vissel Kobe, ndërsa në fillim të këtij viti Blaugranët u përpoqën ta transferojnë atë.

I pyetur për mundësinë e kthimit në Barça, ai tani ka theksuar se dëshiron të luajë ende futboll, duke mos qartësuar asgjë.

Lexo po ashtu Barcelona tentoi rikthimin e Iniestas në janar

“Synimet e mia janë të vazhdoj të luaj futboll, unë kam një kontratë këtu deri në vitin 2021 dhe jam i motivuar të vazhdoj të luaj”.

“Dua t’i ndjej ato momente përsëri me top dhe bari”, ka thënë Iniesta për Mundo Deportivo.

Iniesta i dha fund 22 viteve te Barça verën e vitit 2018, pasi u bashkua me Vissel Kobe, ku ka shkëlqyer me klubin japonez.

Spanjolli fitoi një bollëk medaljesh te Barcelona përfshirë nëntë tituj të La Ligës dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/