Site icon Telegrafi

Iniesta pas prezantimit te Vissel Kobe: Pata shumë oferta, por projekti japonez ishte shumë interesantë

Foto: Getty Images

Andres Iniesta ka folur fjalët e para si lojtari më i ri i skuadrës japoneze, Vissel Kobe.

Ylli i madh spanjoll është prezantuar gjatë ditës së sotme (e enjte) tek skuadra japoneze, e cila ndihet e lumtur që ka nënshkruar me një lojtar të madh si Iniesta.

Edhe Iniesta ndihet i lumtur me zgjedhjen e tij, teksa deklaruar se projekti i skuadrës japoneze ishte shumë interesant dhe kjo do të jetë një sfidë e re në karrierën e tij.

Lexo po ashtu Iniesta prezantohet tek skuadra e re Vissel Kobe

“Është një ditë shumë e rëndësishme për mua, një sfidë në karrierë, i besoj këtij projekti”, ka thënë fillimisht Iniesta pas nënshkrimit me Vissel Kobe.

“Japonia është një vend i mrekullueshëm, kam ardhur për të luajtur dhe punuar me bashkëlojtarët e mi të rinj”.

“Unë kam shumë respekt për futbollin japonez, do të doja të kontribuoja dhe të ndihmoja bashkëlojtarët e mi”.

“Kam marrë disa oferta nga klube të tjera, por vendosa për Vissel Kobe sepse projekti që më paraqitën mua ishte shumë interesante”.

“Ata më treguan besimin e tyre, dhe Japonia është një vend dhe kulturë e mrekullueshme”, përfundoi ylli spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version