Telegrafi

Iniesta nuk po e mendon pensionimin, afër kalimit në Argjentinë

Foto: Getty Images

Andres Iniesta duket se nuk e ka ndërmend që të pensionohet nga futbolli.

Diario Sport raporton se legjenda spanjolle po mendon që të transferohet te Estudiantes de la Plata.

Iniesta kaloi 22 vite te Barcelona, por që u largua nga ta në verën e vitit 2018, duke kaluar kështu në Kinë.

Mirëpo, mesfushori nuk e ka ndërmend që të pensionohet nga futbolli dhe po mendon që të transferohet në Argjentinë.

Estudiantes aktualisht udhëhiqet nga Gabriel Milito, një ish-bashkëlojtar i Iniestas kur ishin së bashku në Camp Nou.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Andres Iniesta

Milito ditë më parë ka transferuar Javier Mascheranon dhe tani po tenton ta marrë edhe Iniestan në Argjentinë.

Spanjolli mund të kaloj atje dhe më pas ta përfundojë karrierën prej 24 vitesh. /Telegrafi/